Lajme

Elbasan, Digjet banesa prej druri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një banesë e ndërtuar e gjitha prej druri në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme.

Burime për Report TV bëjnë me dije se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme nga persona që kanë konflikte me pronarin e banesës.

Zjarrfikësit mbërritën në lagjen ‘5 maji’ por banesa ishte djegur pothuajse totalisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

Ndërkohë grupi hetimor i policisë po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close