Lajme

Elbasan/ Dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Mësohet se K. S., është arrestuar duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu nga policia u sekuestruan në cilësinë e provës materiale makina e 55-vjeçarit si dhe telefoni i tij.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Six”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të operacioneve me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Six”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Kujtim Spahiu, 55 vjeç, banues në Tiranë. 

55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close