Lajme

Elbasan, fqinji plagos 36 vjeçarin

Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.Sh, banues në lagjen “Shënkoll” të qytetit, është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklaratë thuhet se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale L.L, fqinj i viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close