Ditën e sotme është gjendur i pajetë në një përrua nga banorët e zonës një 59-vjecar, banues në fshatin Gjinar.
Dyshohet se shtetasi është rrëzuar aksidentalisht dhe është mbytur.
Ligor Berdufi, i cili është gjetur i mbytur nga banorët e zonës. Sipas policisë, dyshohet se 59-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht në përrua dhe ka humbur jetën.
Më herët, Berdufi kishte paralajmëruar banorët e tjerë perr rrezikun që u kanosej, pasi uji i përroit ishte shtuar, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.