
Parandalohet një atentat i dyshuar në Elbasan, ku një person lëvizte me një armë automatik tip kallashnikov në afërsi të stadiumit të vjetër.
Në momentin që ka parë policinë i dyshuari ka hedhur kallashnikovin dhe është larguar në drejtim të paditur.
Ende nuk dihet nëse i dyshuari ka qenë i përgatitur për atentat apo ndonjë person i cili mbante automatikun pa leje.
Pista kryesore e dyshimit të policisë është ajo e parandalimit të një atentati të mundshëm, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar identitetin e të dyshuarit si dhe arsyen e lëvizjes me armë me vete.