Lajme

Elbasan/ Ka ndodhur mbrëm…

Elbasan/Informacion paraprak, Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte q ëlluar me a rmë z jarri në drejtim të dy personave këmbësore. Si pasojë njëri prej tyre  shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka  ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë  nisur Fnsh e Renea dhe një grup  specialistësh  nga Departamenti i  Policisë Kriminale në PSh. Te metalurgjiku  po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve.

Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve. Grupi h etimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: