Lajme

Elbasan, Kanosën 38 vjeçarin, nën hetim dy persona

Dy persona janë vënë nën hetim në Elbasan, të dyshuar për kanosjen e një adoleshenti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.

Dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta pistoletë lodër dhe shkop metalik, një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close