Lajme

Elbasan, makina godet për vdekje 20-vjecarin dhe largohet nga vendi i aksidentit

Nje aksident i rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne Elbasan.

Policia beri me dije se nje 20 vjecar qe po ecte ne rruge eshte perplasur nga nje automjet i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Behet me dije se i riu ka nderruar jete rruges per ne spital nderkohe qe policia ka nisur hetimet menjehere ne lidhje me ngjarjen dhe zbulimin e autorit te aksidentit.

Elbasan/ Informacion paraprak:

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close