fbpx
Lajme

Elbasan, makina përplas fëmijën 5 vjeç

Një i mitur është aksidentuar këtë pasdite në vendin e quajtur “kryqëzimi i Cërrikut”. Burime  zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 5 vjeç, i cili është përplasur nga një makinë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button