Një furrë buke në Elbasan ka marrë flakë, ndërsa mësohet se nuk ka dëme në njerëz. Sipas informacioneve të para, punëtorët sapo kanë konstatuar flakët kanë kanë përdorur menjëherë sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe më pas në ndihmë të tyre ka shkuar shërbimi zjarrfikës.
Punëtorët arritën të shpëtojnë vetë, por objekti ka pësuar dëme të shumta. Ndërkohë që burimet zyrtare tregojnë se zjarri është vënë nën kontroll nga forcat zjarrëfikëse duke mos rrezikuar më shumë objektet ngjitur me të.