Lajme

Elbasan, Mësuesja 40-vjeçare humbi betejën me COVID, thirrja e ministres Kushi

Një mësuese në Elbasan ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin e trishtë e dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila shkruan se Blerina Lamçja u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit.

Ky lajm, sipas Kushit, duhet të shërbejë si një apel i fortë që mos t’i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

“Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: