Categories Lajme

Elbasan, roja gjen çantën plot me euro dhe ia kthen pronarit, por si falenderim mori vetëm një…

Një roje nate në një lokal të qytetit të Elbasanit është përballur me një ngjarje jo nga ato që na ndodhin çdo ditë. Pasi klienti i fundit largohet, ai bën një xhiro në kafenenë ku është i punësuar pasi ka për detyrë të kontrollojë çdo skutë të lokalit. Pasi i ka rënë rrotull, ka gjetur një çantë me 3 mijë euro brenda në kopshtin para lokalit.

Siç duket çantë e kishin harruar aty apo i kishte rënë dikujt pasi në atë orë të vonë nuk e kishte vënë re asnjë prej kalimtarëve. Ai ia ka dorëzuar personit që e harroi, por si falenderim mori vetëm një “mirupafshim”. 55-vjeçari nga Elbasani dëshiron të mbetet anonim në lidhje me ngjarjen.

Roja thotë: E mora çantën dhe kur pashë aq shumë para, u futa brenda të shikoja përsëri dhe të kontrolloja që nuk kishte d rogë apo ar më. Gjithçka mund të ndodhë. E shikova përsëri dhe pashë që ka vetëm para, me kapluan djersët. Pas disa orësh vjen një njeri i cili më pyeti nëse e kisha gjetur një çantë. I tregova që po, dhe ia dhashë çantën. Ai e mori, shpejt e shpejt i numëroi dhe tha; ‘Në rregull, faleminderit dhe mirupafshim”.

Ai shton i qeshur: Nuk pendohem! Gjithmonë dua të konsumoj atë që më jep Zoti dhe s’dua të ha hakun e tjetrit. Pothuajse çdo javë këtu në lokal gjej ndonjë telefon të harruar, por gjithmonë ia jap të zotit. Do kisha mbushur një maune me telefona.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME