Lajme

Elbasan, Shoferi “tapë” ngatërron rrugën dhe përfundon në trotuar, policia e prangos

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se drejtuesi i mjetit i cili raportohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e makinës tip “Mercedes Benz” dhe ka përfunduar në trotuar.

Në rrugë, fatmirësisht nuk ka patur njerëz, të cilët mund të ishin lënduar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila ka bërë të mundur edhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close