Lajme

Elbasan, tri makina shkatërrohen nga përplasja me njëra-tjetrën, detaje

Keto jane fotot e aksidentit te rëndë rrugor qe ka ndodhur disa minuta më parë pranë Metalurgjikut, në Elbasan.

Tri automjete janë shkatërruar nga përplasja e fortë me njëra-tjetrën, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit.

Sipas policisë, janë përplasur: mjet tip “Benz” që drejtohej nga 62-vjeçari me iniciale E.K., mjeti tip “Toyota “, që drejtohej nga 36-vjeçari me iniciale Sh.B. dhe mjeti tip “Audi” , që drejtohej nga 43-vjeçari me iniciale J.Sh. Për pasojë, 62-vjeçari E.K. dhe një fëmijë janë p lagosur dhe sipas burimeve të Top Channel, gjendja e tyre shëndetësore është kritike. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë personat e bllokuar nga makina.

Top Channel ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku shihen mjetet e dëmtuara, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal.

Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi h etimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: