Lajme

Elbasani në “shtetrrethim”, RENEA “terror” drejtuesve të makinave luksoze

RENEA po kryen kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit, ku janë ngritur disa pika kontrolli. Të gjitha makinat luksoze janë vënë nën lupën e e kontrollit të Forcave Renea.

Burime bëjnë me dije, se kontrolle janë duke u kryer edhe në zonën e Bradasheshit, aty edhe ku ka banesën i shumëkërkuari Talo Çela.

Nuk dihet nëse ende është kontroll rutinë, apo blutë kanë pasur informacione se në këtë zonë fshihej Çela, person i cili i ka shpëtuar disa operacione të forcave RENEA.

Operacioni është kryer në mënyrë të fshehtë dhe në këtë operacion që është ende në vijim nuk ka marr pjesë asnjë efektiv i policisë së  Elbasanit, por vetëm efektivë të RENEA-s.

Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga FaxNews rrjetës së policisë nuk i ka shpëtuar as ‘Cadillac-u’ luksoz. Bëhet me dije se gjithashtu se kontrolle të shumta janë kryer dhe në lokale të ndryshme të qytetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: