Categories Lajme

“Elbasani ty të do”/ Taulant Balla reagon pas dronit gjatë ndeshjes

Ndërsa në “Elbasan Arena” po zhvillohej ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Hungarisë për Botërorin e Katarit, papritur një dron u ngrit mbi stadium me një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier, por edhe i hoqi postin e sekretarit të përgjithshëm duke ia ngarkuar Damian Gjiknurit.

“Taulant Balla, Elbasani ty të do” ishte mesazhi në mbështetje të socialistit që valëvitej mbi dron. Vetë Balla ndodhej në stadium për të parë nga afër ndeshjen dhe përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan:

“Kombëtarja kuq e zi  fiton gjithmonë në Elbasan”, shkruan Balla, i cili shoqërohej nga kryebashkiaku qytetit Gledjan Llatja.  Ne zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ku rezultoi edhe deputeti më i votuar në rang kombëtar, sa i përket votave preferenciale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME