Categories Lajme

Elisabeth Borne emërohet kryeministre e Francës

Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryeministre e re e Francës më 16 maj, duke u bërë gruaja e dytë që do të mbajë këtë post. Borne, 61 vjeçe, e cila ka qenë ministre e Punës në Qeverinë paraprake, pason Jean Castex, dorëheqja e së cilit pritej pas rizgjedhjes së presidentit francez, Emmanuel Macron, muajin e kaluar. Macron dhe Borne pritet të emërojnë anëtarët e Qeverisë së re në ditët në vijim.

Si ministre e Punës nga viti 2020, Borne ka zbatuar ndryshime që e kanë bërë më të vështirë për të papunët të marrin përfitime dhe ka ulur pagesat mujore për disa të papunë, duke nxitur kritika nga sindikatat e punëtorëve dhe nga majtistët.

Më 2018, si ministre e Transportit, Borne ishte përballur me greva të mëdha nga kompania e transportit hekurudhor SNCF, pasi punëtorët kishin kundërshtuar planet për hapjen e një rrjeti të ri hekurudhor, që shihej si konkurrues, dhe kishin kundërshtuar politikën për ndërprerjen e përfitimeve jetësore për punëtorët e rinj. Edhe pas kritikave të shumta, ajo arriti që të kalonte një projektligj me këto ndryshime.

Borne më herët po ashtu ka punuar si shefe e stafit të politikanes socialiste, Ségolène Royal, si dhe ka mbajtur postin e ministres së Ekologjisë gjatë kohës kur Francois Hollande ishte president.

Më 2015 ajo ishte bërë shefe ekzekutive e kompanisë shtetërore të transportit, RATP, që operon me metronë e Parisit.

Më 2017, ajo iu bashkua partisë centriste të Macronit. Në Qeverinë e parë të Macronit ajo fillimisht ishte emëruar ministre e Transportit dhe më pas e dikasterit të Tranzicionit Ekologjik.

Borne është gruaja e dytë në postin e kryeministres, pas Edith Cresson, e cila ka shërbyer në këtë post në periudhën 1991-1992 gjatë mandatit të presidentit socialist, Francois Mitterrand./Rel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME