Categories Lajme

Elvis Dedaj pasuri miliona euro para vrasjes së tij/ Kush ia përvetësoi pronat, shtëpitë dhe paratë

Festim Qoli, i njohur si ‘Festja’ i Durrësit, akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më pas, në 2013. Qoli është shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tregoi detaje nga krimi i dyfishtë.

Sipas dosjes në Prokurorinë e Durrësit, Festim Qoli ka deklaruar se Elvisin e kishte shok të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Elvisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajzë, të cilën Festimi pretendon ta kishte pasur të dashur para se ta njihte Elvisi. Qoli në atë kohë mohoi krimin, ndërsa prokuroria pas tre vitesh, pezulloi hetimet.

Çështja e vajzës duket se është një sajesë dhe se arsyet e vrasjes konsistojnë në interesa financiare dhe plane për përvetësim pronash. Së pari, nëna e Elvis Dedajt, Fatmira Dedaj, ka deklaruar në prokurori, para se ta vrisnin, se kishte dyshime të forta se Festim Qoli ishte autori i vrasjes së djalit të saj, pasi Elvisi kishte kërkuar për të ndarë pasuritë dhe bizneset në bashkëpronësi.

Së dyti, para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %. Qoli u bë pronar me 100 % i karburantit pas vrasjes së nënë e bir.

Së treti, në dosjen e prokurorisë, thuhet se Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit.

Së katërti, Nuredin Dumani, në dëshminë e tij, thekson se Festim Qoli, kishte shumë pasuri të regjistruar në emra të tjerë, duke përfshirë edhe një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, ku përfshihej Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash.

Së pesti, Elvis Dedaj kishte miliona euro para cash, dhjetëra mijëra m2 prona, apartamente dhe pasuri të tjera, në emër të Qolit, nënës së tij dhe të personave të tjerë.

Kush i përvetësoi pasuritë?

Festim Qoli, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Elvis Dedajt dhe porositjen e nënës së tij, mund të jetë përfituesi kryesor i pasurive të Elvis Dedajt, por nuk është i vetmi. Elvis Dedaj, krahas parave cash, kishte regjistruar pasuri në emrin të afërmeve.

Sipas burimeve, vetëm disa ditë pas vrasjes së Fatmira Dedjat, e cila nuk reshti së kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit, kanë nisur ethet për përvetësimin e pasurive të tyre. Për vajzën e vetme të Fatmirës (motra e Elvisit) nuk ka shumë të dhëna, por ajo mësohet se kaq qëndruar larg dhe jeton jashtë vendit. Elvisi kishte edhe një djalë të mitur, i cili jeton gjithashtu jashtë vendit. Kështu që lufta për ndarjen e pasurive nisi mes dajës, tezes, dhëndurëve të dajave dhe kushërinjve të Elvis Dedajt.

Përpos miliona euro, të cilat dyshohet se janë investuar në pasuri të paluajtshme, janë përvetësuar një fabrikë biskotash, lokale, karburante, disa apartamente tek një nga resortet më luksoze në Golem, 5 mijë m2 tokë në Karpen, pjesë ndërtimore të Shkëmbi i Kavajës, makina, apartamente në Durrës, troje etj.

Në skemën e tjetërsimit të pasurive dyshohet se kanë marrë pjesë disa noterë, avokatë dhe segmente të drejtësisë. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse ka pasur bashkëpunim mes njerëzve nga ana e mamasë së Elvis Dedajt dhe Festim Qolit.

Në emër të këtij të fundit figuronte vetëm karburanti në Durrës, ku shumicën e aksioneve i kishte Fatmira Dedaj. Sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli, pasi u bë 100 % pronar i karburantit në 2013, pas vrasjes së zonjës Dedaj, e shiti këtë pasuri në vitin 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME