Categories Lajme

Elvis Naçi e nis ditën i lumtur: Ja sa pëlqime mora për dyqanin, më mirë të kisha hapur parti!

Një postim i Elvis Naçit ditën e djeshme, shkaktoi mjaft habi në rrjetet sociale, sepse hoxha që predikon dhe kërkon para për të varfërit, po promovonte biznesit e tij privat, duke u kërkuar qytetarëve të bënin lutje, për suksesin e biznesit të tij, sepse po të kishte sukses, do të dhurojë një shtëpi për të varfërit, kategori kjo për të cilën Naçi punon ditë e natë pa pushim.

Bëhet fjalë për një dyqan syzesh luksoze, të firmave më të shtrenjta në botë, si D&G, Gucci, Dior, etj, të cilat Naçi do t’i shesë në dyqanin me emrin “Optika Elitare Milano” në Tiranë. Lajmi që bëri xhiron e portaleve, e ka bërë imamin të ndihet mirë edhe pse shumë prej reagimeve në fakt kanë qenë jo edhe aq pozitive, ku njerëzit shprehnin habinë se si hoxha që predikon islamin, u bë edhe biznesmen, që shet syze luksoze.

Naçi shprehet se ndihet i lumtur, për pëlqimet që ka marrë për dyqanin, madje me ironi thotë se mund të kishte themeluar edhe një parti politike. “Me 57 mije pelqime, me 760 mije shikime dhe 4 mije komente me mire te kisha hapur parti politike se dyqan syzesh, pak shaka per ta nisur diten me buzeqeshje! Zoti ju begatofte. Amin”, shkruan ai. Ja kërkesa e Elvis Naçit, që populli të lutet për shitjen e syzeve: “Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano, qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”, shkruan Elvis Naçi. /TPZ.al/ 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME