Categories Lajme

Emërohet Avokati i ri i Shtetit

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Avokatja e Shtetit, Brunilda Lilo. Ajo është zëvendësuar në këtë detyrë nga Odise Moçka, i cili do të jetë kështu Avokati i ri i shtetit. Kujtojmë se Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike.

Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit, të këshillojë institucionet publike qendrore dhe entet publike, dhe të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qendrore apo enteve publike.

Vendimi i plotë: K R Y E M I N I S T R I , EDI RAMA, V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë. Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME