Categories Lajme

Emigracioni në SHBA, ç’ndodh kur të ardhurat e garantit s’mjaftojnë për bashkim familjar

Avokati amerikan Kieran Both u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve shqiptarë lidhur me emigracionin në SHBA, në rastet kur të ardhurat e garantit ose sponsorit të tyre, nuk mjaftjnë.

Një lexues shkruan: Xhaxhai im bëri aplikimin për të birin për të ardhur në SHBA. Qëndra kombëtare e vizave i dërgoi një letër ku e njoftoi se çështja e tij tashmë ka hyrë në proces. Një nga dokumentat që ai duhet të dorëzojë është deklarat a me betim për  të ardhurat,  si sponsor. Sqaroj që xhaxhai është invalid dhe nuk është në gjendje pune .Unë jam shtetas amerikan, i pamartuar dhe  rroga ime është $33,000  në vit. Desha të dija nëse mund ta ndihmoj unë xhaxhanë në këtë proces dhe si? Çfarë dokumentash duhet të dorëzoj? Elvis B./ Mt. Kisco.

Përgjigje e avokatit, në Gazetën Illyria: “Po, mundeni. Dokumenti që do t’u kërkohet është ai që quhet Affidavit of Support, Formulari I-864. Kjo deklaratë për mbështetje financiare ( Form I-864) është një formular  i rëndësishëm që kërkohet në rastet e bashkimeve familjare, ku aplikanti dëshmon se emigranti që përgatitet për të ardhur në Amerikë, i ka të gjitha mundësitë financiare për jetesë dhe nuk do të bëhet barrë publike me ardhjen e tij këtu. Personi që plotëson këtë dokument quhet sponsor. 

 Sipas ligjit, sponsori do  të vazhdojë të jetë i tillë e të respektojë detyrimet ndaj të ardhurit, derisa i ardhuri bëhet shtetas amerikan,  të punojë 10 vjet në këtë vend, të plotësojë kreditet(40),  apo  deri sa largohet nga Amerika nëse ai vendos të largohet, apo deri sa  të vdes. Sponsori shpreh aprovimin e tij duke hedhur firmën. Dokumenti i firmosur ka vlerën e një kontrate të detyrueshme me ligj. Prandaj është e rëndësishme që sponsori, para se të vendosë të firmosë, të njohë rëndësinë e asaj firme dhe  detyrimeve që lindin  si pasojë e kontratës. Ne do t’u sugjeronim sponsorëve  të konsultohen me  avokatë profesionistë para se të marrin përsipër detyrime të tilla para ligjit.

Si regull,  në qoftëse aplikanti që mbush dokumentat për bashkim familjar, nuk ka të ardhura të mjaftueshme, si në rastin e letërshkruesit, atëhere një  bashkë-sponsor, mund të bëhet garant. Të ardhurat e sponsorit duhet të jenë baras me,ose  të kalojnë 125% të kufirit të varfërisë federale. Për një familje me katër anëtarë  minimumi i të ardhurave që kërkohet është 30, 375 (Shih kufirin e  varfërisë për vitin 2016 , Form I-864P) gjithnjë duke patur parasysh numrin e antarëve të familjes ku do përfshihet edhe pjestari  që pritet të vijë.). Nëse aplikanti  nuk i ka këto të ardhura, dmth  bën më pak se kaq, atëhere  mund t’i vijë në ndihmë një sponsor tjetër, (në rastin tonë letërshkruesi) i  cili duhet të jetë shtetas amerikan ose rezident permanent, mbi 18 vjeç dhe që natyrisht jeton këtu në SHBA. Ky sponsor duhet të përmbushë kërkesat financiare,njëlloj si aplikanti kryesor.  Ai firmos (Form I-864), si sponsor i përbashkët dhe merr përgjegjësinë e sponsorizimit e detyrimet që përmendëm me lart. Nëse sponsori i përbashkët është i pamartuar, sa kohë që nuk ka nën vartësi  ekonomike njerëz të tjerë dhe bën të paktën $33.000, atëhere ai është I ligjshëm për  të firmosur  deklaratën e sponsorit. Sponsorizimi i një emigranti është veprim serioz, dhe çeshtja i kalon gjykatës nëse sponsori heq dorë nga detyrimet e tij për të cilat ka firmosur .

Sponsori mund të bëhet përgjegjës financiarisht në qoftëse emigranti  merr benefite nga shteti. Form I-864 e bën emigrantin e ardhur në SHBA të paligjshëm për benefite federale, apo të shtetit ku do banojë. Nëse emigranti merr ndonjë nga benefitet  që nuk i takojnë, agjensia  e detyron sponsorin të ripaguajë çmimin e tyre. Në vazhdim agjensia mund ta hedhë në gjyq sponsorin nëse ai nuk e bën këtë pagesë.

Do të ishte e vështirë për ne të zgjateshim më shumë në  këtë pikë për shkak të hapësirës të kufizuar për rubrikën, por  do t’u sugjeronim që nëse gjendeni në situata të tilla duhet  të lidheni patjetër me një avokat profesionist që merret me problemet e emigracionit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME