Categories Lajme

Emigrantët nga Iraku ndalohen në Vlorë, pas dy muajsh sakrifica për të mbërritur në BE

Policia e Vlorës ndaloi 38 emigrantë kurdë nga Iraku në fshatin Novoselë, ndërkohë që njëra prej tyre i tha BIRN se kishin ecur për gati dy muaj dhe se kishin shpenzuar gjithçka në udhëtimin për të mbërritur në ndonjë vend të BE.

Jerola Ziaj -BIRN

Pasi kishte ecur dy ditë në këmbë nga kufiri me Greqinë deri në Novoselë të Vlorës, Melek.M., një vajzë 22 vjeçare nga Iraku, u ndalua nga policia shqiptare të premten së bashku me tre anëtarë të familjes dhe 34 bashkëkombas të tjerë kurdë.

Para se të futej në komisariatin e Policisë së Vlorës, Melek i tha BIRN se së bashku me prindërit dhe vëllanë e saj 16-vjeçar kishin shitur gjithçka në vendlindje, me shpresën se do të mbërrinin në Europë.

“Vëllai im e la shkollën, shitëm makinën e babait, të vetmen gjë që kishim dhe u nisëm me shpresën se do t’ja dilnim të arrinim në Europë,” tha e trishtuar ajo.

Emigrantët u ndaluan nga policia shqiptare të premten në mëngjes dhe po merren në pyetje. Policia tha se dyshonte që ata ishin drejtuar për në Malin e Zi, por edhe se po hetonte mundësitë e rihapjes së një shtegu të ri trafiku klandestinësh me gomone, për shkak se ndalimi i tyre u bë në grykëderdhjen e Vjosës.

Dyshimet janë ngritur kryesisht pasi grupi ka devijuar nga rruga e zakonshme e refugjatëve drejt Veriut të vendit që kalon nga Korça apo Tepelena. Ky është rasti i parë pas vitit 2017 që policia e Vlorës ndalon klandestinë.

Shqipëria është një nga rrugët e përdorura prej emigrantëve nga Lindja e Mesme për të dalë në Malin e Zi. Fluksi i refugjatëve u rrit sipas të dhënave zyrtare nga disa qindra në mbi 5 mijë në vitin 2018. Vetëm një pjesë e vogël tyre qëndrojnë në Shqipëri pasi ndalohen.

Me një anglishte jo të rrjedhshme, Melek i tha BIRN se vinin nga Bagdati, ku i ati kishte punuar taksist dhe po i iknin varfërisë dhe pasigurisë në vendin e tyre. Ajo tregoi se një pjesë të mirë të rrugës nga Iraku deri në Shqipëri e kishin bërë në këmbë dhe udhëtimi kishte zgjatur 2 muaj.

Melek tha se kishin udhëtuar me autobus nga Greqia deri në kufi me Shqipërinë dhe kishin kaluar në një shteg të kufirit të gjelbër, që u ishte treguar si i sigurtë. Tani nuk e dinë se çfarë do të bëjnë.

“Jemi nisur grup nga Iraku dy muaj më parë, kemi ngrënë ku dhe çfarë kemi mundur,” tha vajza. Asaj i kishte mbetur në mendje banori i një prej fshatrave shqiptar nga kishin kaluar.

“Na dha pak ushqim e ujë,” thotë ajo, duke shtuar se njerëzit ishin sjellë mirë me ta gjatë rrugës. 22-vjeçarja tregoi se në pjesën më të madhe të kohës ecin ditën, por larg zonave të banuara, pasi kishin frikë se do të kallëzoheshin.

Melek nuk dha një shifër të parave që kishin paguar. Ajo tregoi se kryesisht paratë ishin harxhuar për të kaluar kufirin nga Turqia në Greqi, por nuk kishin qëndruar në këtë të fundit për të mos përfunduar në kampet e refugjatëve, ndërsa nuk kanë ndërmend as të ndalojnë në Shqipëri.

Kur u pyetën nëse donin të jetonin në Shqipëri, gjatë kohës që ndodheshin në rrugë në pritje të mjeteve të policisë, shumica ngriti zërin duke thënë në anglisht “Noooo”. “Duam të ikim,” vijon Melek. “Në Francë, në Itali kudoqoftë.”/ Reporter.al/ Jerola Ziaj -BIRN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME