fbpx
Lajme

Emigrantët shqiptarë/ Itali, si të pajiseni me dokumente

Edhe tre ditë kanë mbetur nga afati i vënë nga qeveria italiane për të huajt që duan të pajisen me një leje qëndrimi. Si afat për këtë është vendosur data 15 gusht. Në Itali përllogaritet të jetojnë pa pasur të drejtën e qëndrimit rreth 670 mijë të huaj. Janë persona që u ka skaduar leja e qëndrimit e nuk kanë mundur ta përtërijnë, që kanë ardhur për turizëm apo studime e nuk janë kthyer më në vendlindje, apo ata që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme.

Nga 1 qershori deri më 15 gusht, pasi afati fillestar ishte deri më 15 korrik dhe u shty me vendim të qeverisë italiane, për shumë prej të huajve që kanë një vend pune, hapet një dritare për t’u pajisur me lejeqëndrim. Kjo është periudha gjatë të cilës mund të nisen kërkesat e legalizimit të marrëdhënieve të punës dhe të qëndrimit në Itali, legalizim i parashikuar nga neni 103 i dekretligjit nr. 34 të 19 majit 2020 i njohur ndryshe si dekreti Rinisja.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button