Lajme

Emigrantët sot në protestë para Kryeministrisë

Emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar se ditën e sotme në orën 17:00 do të dalin në protestë përpara kryeministrisë. Protesta e thirrur në 28 dhjetor, edhe pse ka organizatorë emigrantët jashtë vendit, është e hapur për të gjithë qytetarët e tjerë.

Edhe pse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje, protesta pritet të përcjellë mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Prej disa ditësh një grup studentësh e kanë vazhduar protestën para Kryeministrisë me paralajmërimin se rezistenca e tyre do të vazhdojë në janar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close