Lajme

Emigranti nga Anglia përplaset me makinën e Policisë në Mirditë, tre efektivë të plagosur

Një aksident është shënuar në Mirditë. Uniformat blu njoftojnë, se mjeti i policisë, është përplasur me një tjetër makinë, me drejtues E. A., 35 vjeç, banues në Angli. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta tre efektivë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Mirditës. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.BW

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: