
Studentët e kanë fituar respektin e të gjithë qytetarëve duke hequr pas shumë vitesh etiketimin “studentë kafeneje”, ku prej 4 ditësh po protestojnë për arsim cilësor dhe me tarifa të përgjysmuara.
Ashtu siç mund ta keni parë, sot studentëve u janë bashkuar shumë qytetarët, e ndërkohë që dje bëri bujë videoja e një gruaja që u shpërndau ushqim, sot është një shofer autobusi ai që ka treguar mbështetjen e tij.
Videoja që ka pushtuar rrjetin është ajo e një shoferi në detyrë, i cili pavarësisht që është i bllokuar mes trafikut, ai ka hapur xhamin dhe ka shoqëruar studentet me borinë e autobusit dhe ka shtrënguar duart me të rinjtë.
Ky gjest solidarizimin u jep edhe më shumë kurajo studentëve.