Lajme

Emocionuese/ U plagos në krye të detyrës, polici shqiptar pritet si hero në New York(Video)

Një pritje mjaft emocionuese të shoqëruar më duartokitje, brohoritje dhe përgëzime i është dedikuar policit shqiptar, Amir Pali i la spitalin pas një plagosjeje gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi të këruar në New York.

Nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një video kur ai del me karrocë nga spitali ndërkohë që miq, të afërm, kolegë dhe përsoneli i spitalit kanë dalë t’a presin.

26-vjeçari shqiptar u surprizua shumë dhe duket mjaft i gëzuar që e  ka kapërcyer me sukses këtë sfidë.

Amir Pali, i cili punon në policinë e New Yorkut është plagosur në stomak të dielën e kaluar dhe fillimisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë mjaft e rëndë.

Amiri dhe kolegu i tij ishin vënë në ndjekje të një personi  të dyshuar ku nga konfrontimet më të, kanë shkaktuar edhe plagosjen e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close