Categories Lajme

Emrat/ 50-vjeçari në Shkodër rreh fqinjën dhe e vë nën rrotat e makinës

Një 50-vjeçar, i identifikuar si Hilë Simoni nga Shkodra është arrestuar pasi dhunoi fqinjën e tij 54-vjeçare, të identifikuar si Katrina Hila dhe e përplasi me makinë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në njësinë Gur i Zi në Shkodër. 54 vjeçarja ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Debati mes tyre mendohet të ketë nisur nga bashkëshorti i Katrina Hilës me Hilë Simonin, i cili ka vijuar deri tani. Mëngjesin e sotëm, gruaja doli me levë në dorë duke e kërcënuar Hilën, i cili hipi në automjet dhe përplasi Katrinën. Pas ngjarjes, ka mbërritur policia duke bërë të mundur nxjerrjen nga poshtë makinës të Katrina Hilës dhe më pas arrestimin e 50 vjeçarit Hilë Simoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME