Categories Lajme

EMRAT\ ‘Ai qëndroi jashtë, ndërsa vrasësi gjakftohtë i qëlloi’, ekzekutuesi i dy shqiptarëve në Greqi, 41-vjeçari është nga Vlora, detaje

Ekzekutori i dy shqiptarëve në lokalin në Nea Smyrni në Athinë është ndihmuar nga një bashkëpunëtor.

Autori mësohet se ka mbërritur në vendngjarje së bashku me një person tjetër. Pasi kanë kontrolluar zonën, atentatori është futur në lokal ku qëlloi me gjakftohtësi dy viktimat, ndërsa bashkëpunëtor i tij ka qëndruar në një pikë aty pranë.

Pas vrasjes së dyfishtë ata janë larguar nga vendngjarja, ndërsa po hetohet për zbulimin e identitetit të tyre.

Autori ka hyrë në lokal rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës. Ai ishte i veshur me të zeza dhe mbante një maskë kirugjikale për të fshehur fytyrën.

Gjakftohtë, ka nxjerrë pistoletën nga xhupi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç nga Vlora dhe Armando Ogranja, 44-vjeç, që qëndronin të ulur në një tavolinë në lokal.

Çerçizaj mori 2 plumba në kokë dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa Ogranja ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

E plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare greke që ndodhej në lokal, e cila nuk kishte lidhje me dy viktimat. Mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.

Atentatori mësohet se fillimisht ka skanuar zonën, para se të afrohej për të ekzekutuar shqiptarët. Ai u afrua në këmbë dhe po ashtu sipas mediave greke është larguar në këmbë.

41-vjeçari nga Vlora ka një të kaluar kriminale pasi ka qenë i përfshirë pasi ka qenë i skeduar nga autoritetet greke për grabitje e drogë.

Gjithashtu rezulton i dënuar në Shqipëri me 7 vite burg për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Javanews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME