Lajme

EMRAT/ Banda e ‘famshme’ shqiptare në Greqi, si grabitën ‘Benzin’ në mes të ditës

Mediet greke kanë publikuar emrat e shqiptarëve, që u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit antidrogë në kampusin universitar Zografou në Atikë.

Përpos emrit të kokës së bandave shqiptare Esmin Ferhati, mediet greke kanë publikuar emrat e dy anëtarëve shqiptarë që u arrestuan të martën, Emanuel Mujo dhe Denis/Leonard Alushi ose Alushaj.

EMRAT/ Banda e 'famshme' shqiptare në Greqi, si grabitën 'Benzin' në mes të ditës

Esmin Ferhati
Ndërkohë janë publikuar foto të shqiptarëve, teksa bastisin dyqane nëpër zonë nën kërcënimin e armëve për të grabitur para.

EMRAT/ Banda e 'famshme' shqiptare në Greqi, si grabitën 'Benzin' në mes të ditës

Emanuel Mujo dhe Denis/Leonard Alushi ose Alushaj

Nga materialet e Prokurorisë ka rezultuar se banda shqiptare ka vjedhur në mes të ditës një makinë tip Mercedes Benz, banditët kanë ndaluar mjetin në mes të rrugës dhe kanë nxjerrë shoferin me dhunë nga mjeti.

Momente nga grabitja

EMRAT/ Banda e 'famshme' shqiptare në Greqi, si grabitën 'Benzin' në mes të ditës

32 personat e arrestuar të martën në zonë mbërritën sot në Gjykatë. Ndërkohë 23 nga 32 të arrestuarit përballen me akuza të rënda.

Ndaj tyre janë ngritur procedime penale për vepra të shumta që kryesisht kanë të bëjnë me:

1. Organizata Kriminale
2. Grabitje
3. Trafik droge
4. Lëndim i rrezikshëm trupor
5. Rezistenca ndaj autoritetit
6. Mosbindje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close