Lajme

EMRAT/ Dyshohet për krim zgjedhor, arrestohet drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut. Pas hekurave dhe 4 vartësit e tij

Drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut ka përfunduar pas hekurave. Bëhet fjalë për shtetasin Artion Taçi.

Mësohet se ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor. Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Po ashtu në pranga janë vënë edhe vartësit e tij, Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima dhe Armand Gjoka.

Mësohet se drejtori dhe vartësit e kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë  aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar.

Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti, ai është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close