Lajme

Emrat\ I vunë flakën 3 makinave në Vlorë / Dy të arrestuar, shpallet në kërkim shoku i tyre

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku janë djegur 3 makina, janë vënë në pranga 32-vjeçari Julian Çobo dhe 40-vjeçari me iniciale Kreshnik Yzeiri, që të dy banues në Vlorë. Gjithashtu është shpallur në kërkim 41-vjeçari me iniciale Elton Lushaj, dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari Julian Çobo ka bashkëpunuar me 2 personat e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke qenë se hetimi vijon. 41-vjeçari Elton Lushaj ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa 40-vjeçari Kreshnik Yzeiri ka kryer zjarrvënien.

3 automjetet ishin në pronësi të shtetasve A. H., N. H. dhe P. K.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr, me qëllim identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close