Categories Lajme

EMRAT/ Identifikohen dy nga të plagosurit e aksidentit tragjik te TEG-u

Dy vajza humbën jetën nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur këtë pasdite te mbikalimi i TEG-ut dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Dyshohet se automjeti tip “Audi” drejtohej nga 24-vjeçari Klevis Rucaj.

I riu vinte me automjet nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga. Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë “Honda” me drejtues Q.K, 60 vjeç.

I plagosur rëndë ka mbetur Rucaj që drejtonte “Audin” gjendja të cilit sipas burimeve është kritike. Ndërsa dy vajzat që kanë humbur jetën udhëtonin në automjetin “Audi” të Klevis Rucaj, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tyre.

Syri.net ka mësuar edhe identitetin e një prej të plagosurve që udhëtonin me automjetin “Honda”. Ajo është Alda Kurti 51 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër me inicialet O.K, 24 vjeç.

Të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Bilanci tragjik i aksidentit

Të vdekur

2 vajza te automjeti “Audi”, të paidentifikuara

Të plagosur

Klevis Rucaj, 24 vjeç, drejtues i “Audit”

Q.K, 60 vjeç, drejtues i “Honda”

Alda Kurti, 51 vjeçe, pasagjere te “Honda”

O.K, 24 vjeç, pasagjer te “Honda”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME