Lajme

EMRAT/ Nga Vlora në Tiranë dhe Durrës, kush janë 25 personat e arrestuar me urdhër të SPAK

18 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë rënë në prangat e policisë shqiptare gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen se janë pjesë e 4 grupeve të mëdha që merreshin me trafikimin e emigrantëve klandestinë në disa shtete.

Personat e arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”

Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë;

Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë;

Fatjon Koçllari, banues në Durrës; Kristiana Sako, banuese në Divjakë;

Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt;

Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi; Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjestarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së.

Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close