Lajme

EMRAT/ Parandalohet konflikti me armë zjarri në Tiranë, 3 persona të arrestuar

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prevention” në fshatin Pezë Helmës, janë vënë në pranga 2 persona që u përfshinë në një konflikt dhe një tjetër që fshehur armën e zjarrit. Konkretisht, janë vënë në pranga:

Noldi Shima, 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Eris Bulku, 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Ibrahim Bulku, 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia ka bërë të mundur parandalimin e konfliktit për motive të dobëta mes Eris Bulkut dhe Noldi Shimës, i cili mbante me vete armë zjarri.

Gjatë konfliktit fizik, Noldi Shimës i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë Ibrahim Bulku, babai i Eris Bulkut dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close