Categories Lajme

EMRAT/ Përshtati lokalin për përdorimin e drogës, në pranga kanë rënë dy persona

Pronari i një lokali në Durrës është arrestuar, pasi përshtati lokalin për përdorimin e drogës.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjera.

Përkatësisht, 41-vjeçari Vladimir Kokomani, pronari i lokalit është arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” ; Leonard Kokomani, 21 vjeç dhe Besmir Isedisha, 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni është sekuestruar kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Gjithashtu shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Durrës -Informacion , Finalizohet operacioni policor i koduar “Butterfly”. Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge.

Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butterfly”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
  2. K., 21 vjeç dhe B. I., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit V. K., në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.  Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME