Categories Lajme

EMRAT/ Plagosje në Fushë Krujë, 62-vjeçari drejt Spitalit të Traumës

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Krujë. Mësohet se një 62-vjeçar është plagosur me armë në këmbë nga një 44-vjeçar me emrin Blerim Selaçi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Punëtori’ ku 44-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur të moshuarin me emrin Lutfi Kupa, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar. Autori i ngjarjes po kërkohet nga policia, e cila po bën dhe krehjen e zonës së Fushë Krujës.

Njoftimi i Policisë: Fushë Krujë/ Informacion paraprak Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME