Categories Lajme

Emrat\ Superoperacioni, 4 persona në pranga, zbulohet skema e mashtrimit me vlera të mëdha

Një operacion është zhvilluar në Shqipëri duke çuar në zbulimin e një skeme mashtrimi me 4 persona. Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka deklaruar se janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Mashtrimi ka të bëjë me vlera të mëdha duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave e hyrje në llogari bankare.

‘’Ka arritur të finalizojë operacion të rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona për në skemë mashtrimi me vlera të mëdha. Për shkak të rëndësisë së operacionit, për interesat e prekura dhe pasojave në raport me masën e prekur, jemi këtu në konferencë për tiu bërë të ditur rezultatet, veprimet.

4 të arrestuarit janë 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Mashtrimi është një problematikë që po cënon shoqërinë shqiptare. Veprimtari kriminale, duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave, llogari bankare brenda e jashtë Shqipërisë.’’- tha Imeraj.

Njoftimi i policise: Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Operacioni i koduar “PHISHING”, vihen në p ranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 8 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, realizuan operacionin policor “PHISHING”.

Pas një hetimi të nisur në vitin 2020, pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e hetimit të krimeve kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë regjistruar 2 procedime penale dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia “C” Hetimi i krimit kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e mëposhtme:

Ka ndaluar shtetasit: 1. Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë; 2. Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë; 3. Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;

  1. Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë. Janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari k riminale.  Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë.

Situata kriminale e ndjekur nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjyqësor Tiranë kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive, duke ridrejtuar transaksionet bankare të subjekteve tregtare etj. Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo skemë quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”, pasi këta shtetas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme, së bashku me shtetas të tjerë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.

Në këtë moment, këta shtetas kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje me pamje të njëjtë me të vërtetin.

Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë: CONNECTA INTERCONTINENTAL SHPK, 2. WORLDWIDE GO LTD, 3. WORLDWIDE TRADING LIMITED, 4. AFRICAN-ALBANIAN COMERCE, 5. KWOK TANG SHPK, 6. KRACO LIMITED SHPK
7. MICHAEL ODYLON LAGMON ROMERO SHPK, 8. PILATUS AIRCRAFT LTD SHPK
9. TANG KWOK YUE SHPK, 10. LEKLIFARM GLOBAL sh.p.k, 11. MAIBOM GBMH
12. HORTIFEEDS, 13. TEST FUCHS GBMH, 14. GS ECOMETAL CO LTD, 15. ECI PHARMACEUTICALS LLC, 16. AGNES KATBETH KREIMER , 17. XHENTIL KUPE

Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:

SHBA, 2. GJERMANI, 3. ANGLI, 4. TURQI, 5. BELGJIKË, 6. ZVICËR, 7. FINLANDË, 8. LITUANI 9. FILIPINE

Po ashtu janë evidentuar llogaritë bankare të hapura në bankat e nivelit të dytë dhe në bashkëpunim të ngushtë me këto banka janë mbajtur në kontroll transaksionet e kryera nga këta shtetas nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara si të ridrejtuara si pasojë e kësaj skeme kriminale janë rikthyer tek subjektet që i kanë dërguar ato duke minimizuar dëmin dhe v iktimat e mundshme.

Deri më tani dyshohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  1. 1 automjet i markës Huyndai. 2. 3 pajisje kompjuterike laptop, 3. 11 telefona celularë
    4. 20 karta SIM, 5. 2 pajisje kompjuterike tablet, 6. 3 vula subjektesh, 7. 8 karta krediti/debiti, 8. 9 karta memorie
    9. Pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj. 10. Dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e subjekteve të tjera tregtare fiktive të çelura në territorin e Republikës së Shqipërisë, evidentimin e të gjitha subjekteve të tjera tregtare të mashtruara nëpërmjet kësaj skeme dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 shtetas turq

Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër! Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni ishte i thjeshtë. Thasët me drogë transportoheshin me Jaguarin…

Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni në dukje ishte i thjeshtë. Thasët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 3-vjeçari, nëna: Ishte tek gjyshërit…

Një fëmijë 3-vjeçar është zhdukur në Durrës. Babai i kishte ndërruar jetë një vit më…

LEXO ME SHUME