Lajme

EMRAT/ Të dehur dhe pa leje qarkullimi, policia pranga dy personave në Korçë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve Feridon Likaj dhe Bilken Malelli.

Likaj 53 vjeç, banues në Pogradec, u vu në pranga pasi u kap në rrugën Qafë Plloçë-Pogradec, pranë fshatit Buçimas. Likaj po drejtonte pa leje një motoçikletë tip “Suzuki”, pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës.

Malelli, 29 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, pasi u kap në aksin Korçë-Dishnicë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close