Lajme

Emrat/ Të shtëna me armë në Shëngjin! Dy të plagosur pranë një lokali, jashtë rrezikut për jetën

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar te “Rana e Hedhun” në Shëngjin para pak minutave.

Sipas burimeve, mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Të dëmtuarit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes.

Ndërkohë deri tani nuk dihen detaje shtesë mbi ngjarjen dhe gjendjen e të plagosurit.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar drejt vendit te ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close