Lajme

EMRAT/ U vranë me breshëri plumbash në një lokal në Shkup, kush janë dy shqiptarët, gjendet makina e autorëve

Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të njohur me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”, janë dy shqiptarët e ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Ndërsa ka mbetur i plagosur Talha Ali, i cili është dërguar në spital.

Makina tip Audi A6, me të cilën autorët u larguan nga vendngjarja, është gjetur e shkrumbuar në lagjen Shuto Orizare.Mjeti rezulton me targa të vjedhura dhe brenda tij u gjetën dy celularë të djegur.

Autorët me maska rreth orës 20:11 hapën zjarr ndaj Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të cilët ndodheshin brenda një lokali.

Ata humbën jetën në vendin e ngjarjes.Më pas, autorët u larguan me Audin, të cilit i vendosën flakën në rrugën “Washingtonska”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close