Categories Lajme

EMRAT/VIDEO Kapja e rreth gjysmë toni drogë, arrestohen dhe 3 persona në Korçë, sekuestrohen 40 kg të tjera kanabis

Korçë, Finalizohet faza e shtatë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga edhe 3 shtetas dhe sekuestrohen 40 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në​ 19 numri i të ndaluarve dhe në 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur pesë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ shtatë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Andrea (Drini) Myrtollari, 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

– Asqeri Bebri, 54 vjeç, banues në Korçë.
– Astrit Sinani, 55 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, ishin edhe shtetasit A. M. dhe A. S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer ne bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME