Lajme

EMRAT/ Vrau partneren 19-vjeçare për motive xhelozie, kush është 25-vjeçari shqiptar dhe viktima

Zbardhen emrat e viktimës dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Greqi. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj pas një sherri për motive xhelozie.

Pas krimit autori ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer krimin. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në zonën e Pireut.

Plagosja fatale duket se është shkaktuar nga një goditje me armë zjarri në kokë 19-vjeçarit. Sipas informacioneve, çifti është përleshur edhe më parë, ndërsa burri dyshohet se ka qenë xheloz për të renë.

Gjithashtu, sipas të njëjtave informacione, autori kishte përdorur drogë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close