Lajme

Emri\ Aksident në Tiranë: 40-vjeçari me motor përplaset me betonieren

Erald Totilla është 40-vjeçari që humbi jetën pasditen e sotme pasi u përplas me një betoniere, teksa po lëvizte me motor në zonën e TEG-ut në tiranë.

Totilla u plagos rëndë dhe u nis me urgjencë në spital, por ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.  Mësohet se 40-vjeçari ishte një person i pasionuar pas motorave sportivë dhe garave.

Tiranë/Informacion paraprak, Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close