Lajme

EMRI/ Aksidenti në autostradën Lezhë-Shkodër, humb jetën infermierja e maternitetit

Marjeta Gjergji, e cila u aksidentua në mesditën e sotme në një aksident të trefishtë në autostradën Lezhë-Shkodër, ka ndërruar jetë pasditën e sotme në spitalin e Tramuës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se Gjergji, e cila ishte infermjere në spitalin e Lezhës nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti.

Ndërkohë që në gjendje të rëndë në spital është edhe bashkëshorti i Marjetës, ndërsa i plagosur nga aksidenti mbetën edhe i biri dhe vjerra e Marjetës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Kakarriqit”. Nga aksidenti i 3-fishtë mbetën të aksidentuar katër persona, ndërkohë që dy drejtuesit e makinave të tjera u shoqëruan në polici për veprime hetimore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: