
Një 23 vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi iu gjetën 20 kg kanabis dhe municion luftarak në banesë. Fillimisht, policia ndaloi të riun Vilson Leshtori me automjetin tip “Smart”, ku iu gjetën një sasi e vogël kokaine. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 20 kg kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
Kuçovë, Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perondi”, sekuestrohen rreth 20 kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
Vihet në pranga 23-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Në banesën e 23-vjeçarit, Policia gjeti 20 kg kanabis, farat narkotike, armët e zjarrit dhe municionin luftarak.