Lajme

EMRI/ Arrestohet në Gjermani 30 vjeçari shqiptar

30 vjeçari shqiptar Drini Valca është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstardimi në vendin tonë. Ai është d ënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2019 me “arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i Policisë: Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Gjermani shtetasi shqiptar D.V, 30 vjeç, banues në Sarandë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Shtetasi D.V,  ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar k riminal”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: