Lajme

EMRI/ Arrestohet në qendër të Burrelit 22 vjeçari nga Tirana

Policia ka arrestuar 22 vjeçarin Irdi Rami në qendër të qytetit të Burrelit pasi është kapur me një armë zjarri të mbushur me plumba.

I riu është banues në Tiranë. Ndërkohë në armën e sekustruar i janë gjetur 10 fishekë.

Njoftimi i Plotë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Me armë zjarri në brez, kapet në qendër të qytetit të Burrelit dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Tirana.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe 10 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close