fbpx
Covid-19Lajme

EMRI/ Covid-19 i merr jetën ish-ministrit dhe ish-kryebashkiakut

Covid i i merr jetën ish-kryebashkiakut të Elbasanit Engjëll Dakli. Ai po kurohej në Turqi pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.

Dakli, inxhinier me profesion, ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitin 1996-2000 nën siglën e Partisë Demokratike.

Në dhjetor të 2015, Bashkia e Elbasanit asokohe e drejtuar nga socialisti Qazim Sejdini i dha titullin  “Qytetar Nderi”   me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button