Lajme

EMRI-FOTO/ Londër, vritet me thikë 22-vjeçari nga Kukësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe, ku si pasojë e një sulmi brutal në rrugë ka humbur jetën një 22-vjeçar. V iktima është Fatjon Oruçi , i cili v diq tragjikisht pasi u s ulmua nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar, raportojnë mediat në gjuhën angleze. Autopsia zbuloi se 22-vjeçari shqiptar ishte dhunuar dhe qëlluar disa herë me thikë nga autorët.

Autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare në lidhje me v rasjen. Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe janë duke u hetuar për ngjarjen.

Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen. Hetimet për këtë rast të rëndë vazhdojnë. Për këtë ndodhi të tmerrshme, kanë shkruar shumë media britanike, mes tyre edhe gjigandi mediatik BBC.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close